Introductio to IoT (Prill 2020)

Dautti

course_img

Description

Ata që investojnë në mësimin e aftësive të Internet of Things (IoT) [në Shqip: Interneti i Gjërave] mund të ndihmojnë transformimin e çdo biznesi në çdo industri. Kombinimi i rritjes së qasjes globale në Internet si edhe numri në rritje i pajisjeve të dizajnuara për t’u lidhur në Internet paraqet mundësi të pafundme. Imagjinoni 26 miliardë njerëz, sisteme dhe objekte fizike që lidhin dhe shpërndajnë të dhënat në mënyrë të pandërprerë në Internet deri në vitin 2020. Ky nuk është një skenar çka-nëse, përkundrazi është realitet dhe po vjen gjithkund rreth nesh tani. Mësoni se si Internet of Things (IoT) [në Shqip: Interneti i Gjërave] po ndryshon botën dhe aftësitë e nevojshme për të gjetur një punë të paguar mirë. Bëni hapin tuaj të parë tani!

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Mësoni se si transformimi aktual digjital po krijon mundësi ekonomike të paparë.
  • Zbuloni se si janë transformuar proceset standarde të biznesit.
  • Kuptoni se si IoT po tejkalon hendekun midis sistemeve operative dhe teknologjike të informacionit.
  • Shqetësimet e sigurisë që duhet të merren parasysh gjatë zbatimit të zgjidhjeve IoT.

Kohëzgjatja: 20 orë

Çmimi: Pa pagesë

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë (në Anglisht: Online) me ritëm të pavarur

Gjuha: Anglisht

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

Course Details

Introductio to IoT (Grupi i Tretë)

Introduction to IoT (English - 2.00)

31 Mar - 29 Sep 2020

Semir Gjokaj, Burim SHERIFI, Bekim Dauti

Trajnim në linjë me ritëm të pavarur nga Cisco Networking Academy dhe Dautti: Introduction to IoT

Enroll now

Course has ended