Introduction to Packet Tracer Mobile (Prill 2020)

Dautti

course_img

Description

Si një alternativë e trajnimit Introduction to Packet Tracer, ky trajnim është dizajnuar për përdoruesit e pajisjeve mobile, veçanërisht Android dhe iOS. Vetëm pak më shumë se një orë në kohëzgjatje, ky trajnim në linjë me ritëm të pavarur është për fillestar pa njohuri paraprake të rrjetëzimit. Ju do të mësoni operacione themelore të mjeteve me aktivitete praktike që do t’ju ndihmojnë të vizualizoni një rrjet. Ky trajnim i nivelit hyrës është treguar i dobishëm për të gjithë nxënësit që përdorin pajisjet mobile.

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Mësoni të lundroni në ndërfaqen kryesore të përdoruesit.
  • Ndërtoni një topologji të thjeshtë të rrjetit.
  • Vizualizoni rrjetin në të dy mënyrat logjike dhe fizike.
  • Zhvilloni aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.

Kohëzgjatja: 2 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

Course Details

Introduction to Packet Tracer Mobile (Grupi i Tretë)

Introduction to Packet Tracer - Mobile (English - 1.01)

31 Mar - 29 Sep 2020

Semir Gjokaj, Burim SHERIFI, Bekim Dauti

Trajnim në linjë me ritëm të pavarur nga Cisco Networking Academy dhe Dautti: Introduction to Packet Tracer Mobile

Enroll now

Course has ended